• Kreu
  • Rreth nesh
  • Portofoli
  • Startup
  • FABLAB
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth nesh
  • Portofoli
  • Startup
  • FABLAB
  • Kontakt
Mbrapa

Studimi mbi Ndërgjegjësimin për Sigurinë Kibernetike në Administratën Publike dhe Private në Shqipëri

Qendra e Inovacionit së Sigurisë dhe Mbrojtjes në bashkëpunim me Akademinë e Forcave të Armatosura dhe me mbështetjen e Agjencisë Kombëtare të Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit, po zhvillon studimin me temë “Ndërgjegjësimi mbi Sigurinë Kibernetike në Administratën Publike dhe Private në Shqipëri.”

Në kuadër të këtij studimi, Qendra e Inovacionit së Sigurisë dhe Mbrojtjes po organizon tryeza të rrumbullakëta me përfaqësues nga institucione publike dhe private, me qëllim ndarjen e gjetjeve dhe nxitjen e diskutimeve për forcimin e sigurisë digjitale.

Takimi i parë u zhvillua më 28 tetor, në ambientet e Ministrisë së Mbrojtjes, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga Ministria e Mbrojtjes, Shtabi i Përgjithshëm dhe Akademia e Forcave të Armatosura.

Gjatë diskutimeve, pjesëmarrësit theksuan:

· nevojën për programe të strukturuara dhe të vazhdueshme trajnimi në fushën e sigurisë kibernetike;

· forcimin e procedurave të brendshme të sigurisë;

· aplikimin e metodave interaktive dhe praktike të trajnimeve përmes skenarëve realë.

Këto takime përbëjnë një hap të rëndësishëm në rritjen e kulturës së sigurisë kibernetike dhe në forcimin e qëndrueshmërisë digjitale të institucioneve publike dhe private në Shqipëri.



Adresa
Rruga Dobresh, Bërzhitë
Tiranë, Shqipëri
Email
info@sdic.gov.al
instagramlinkedinfacebookyoutube
Lidhje
  • Kryeministria
  • Ministria e Mbrojtjes
  • DIANA
  • NATO
  • Bashkimi Europian
SDIC 2024 © Të gjitha të drejtat e rezervuara. Krijuar nga Instant Digital Agency