Më 10 qershor 2026, Qendra e Inovacionit organizoi një webinar informues me pjesëmarrjen e startup-eve, kompanive dhe aktorëve të interesuar që operojnë në sektorët e sigurisë, mbrojtjes dhe teknologjisë. Aktiviteti u fokusua në prezantimin e NATO DIANA Challenge Programme 2026, sfidave të identifikuara nga Aleanca, procesit të aplikimit, si dhe rekomandimeve praktike për përgatitjen e aplikimeve konkurruese. Informacioni u prezantua nga përfaqësuesja e NATO DIANA, znj. Heather Buisman.


