Nxitja e inovacionit dhe të gjitha proceset e lidhura me të nëpërmjet mbështetjes, monitorimit e vlerësimit të programeve, teknologjisë dhe projekteve që i përkasin fushës së sigurisë dhe mbrojtjes.
Qendër Inovacioni e cila ndez një revolucion në siguri dhe mbrojtje, të nxitur nga krijimtaria e pakufijshme dhe shpirti inovativ i brezave. Mendjet e ndritura, të mbështetura me mentorim, bashkëpunojnë si startup-e të guximshme që zhvillojnë zgjidhje novatore edhe me anë të IA për sfidat e sigurisë dhe mbrojtjes së vendit tonë.

Qendra e Inovacionit së Sigurisë dhe Mbrojtjes në bashkëpunim me Akademinë e Forcave të Armatosura dhe me mbështetjen e Agjencisë Kombëtare të Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit, po zhvillon studimin me temë “Ndërgjegjësimi mbi Sigurinë Kibernetike në Administratën Publike dhe Private në Shqipëri.”

Në panelin e parë me pjesëmarrës Z. Lorenc Çala drejtor i Qendrës së Inovacionit të Sigurisë dhe Mbrojtjes, Znj. Blerina Çarçani eksperte pranë Qendrës, Znj. Edisa Theodhori eksperte pranë Qendrës dhe përfaqësues të bashkëpunëtorëve të Qendrës u diskutua mbi mundësitë që i ofron qendra sipërmarrjes shqiptare që të përfItojnë nga iniciativa të ndryshme të zhvilluara nga institucionet e NATO-s të cilat mbështesin zhvillimet e reja teknologjike që ndihmojnë në ruajtjen e paqes dhe sigurisë së vendeve të aleancës. Gjithashtu u diskutua mbi mbështetjen e qendrës kundrejt sipërmarrjes nga pikëpamja ligjore dhe perspektivat e tjera atraktive për të qenë pjesë e tregut të sigurisë dhe mbrojtjes.