Nxitja e inovacionit dhe të gjitha proceset e lidhura me të nëpërmjet mbështetjes, monitorimit e vlerësimit të programeve, teknologjisë dhe projekteve që i përkasin fushës së sigurisë dhe mbrojtjes.
Qendër Inovacioni e cila ndez një revolucion në siguri dhe mbrojtje, të nxitur nga krijimtaria e pakufijshme dhe shpirti inovativ i brezave. Mendjet e ndritura, të mbështetura me mentorim, bashkëpunojnë si startup-e të guximshme që zhvillojnë zgjidhje novatore edhe me anë të IA për sfidat e sigurisë dhe mbrojtjes së vendit tonë.




Më 10 qershor 2026, Qendra e Inovacionit organizoi një webinar informues me pjesëmarrjen e startup-eve, kompanive dhe aktorëve të interesuar që operojnë në sektorët e sigurisë, mbrojtjes dhe teknologjisë. Aktiviteti u fokusua në prezantimin e NATO DIANA Challenge Programme 2026, sfidave të identifikuara nga Aleanca, procesit të aplikimit, si dhe rekomandimeve praktike për përgatitjen e aplikimeve konkurruese. Informacioni u prezantua nga përfaqësuesja e NATO DIANA, znj. Heather Buisman.
Qendra e Inovacionit të Sigurisë dhe Mbrojtjes vazhdon iniciativën për rritjen e ndërgjegjësimit mbi programet e NATO-s, të cilat mbështesin kërkimin dhe zhvillimin në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes. Takimi i radhës u zhvillua në ambientet e Fakultetit të Shkencave, ku studentë dhe anëtarë të personelit akademik të fakultetit morën pjesë në një dialog ndërveprues ku u theksua rëndësia e kontributit akademik në ekosistemin e inovacionit dhe roli kritik i teknologjisë në arkitekturën e sigurisë moderne
Qendra e Inovacionit të Sigurisë dhe Mbrojtjes ka ndërmarrë iniciativën për rritjen e ndërgjegjësimit mbi programet e NATO-s, të cilat mbështesin kërkimin dhe zhvillimin në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes. Ky projekt synon angazhimin aktiv të institucioneve të arsimit të lartë, kërkuesve shkencorë dhe inovatorëve të rinj, duke ofruar informacion të detajuar mbi mundësitë e financimit dhe bashkëpunimit ndërkombëtar.